Universiteti Western Balkans ka shpallur listat e renditjes së kandidatëve të raundit të dytë për të gjitha programet e studimit Bachelor dhe ato të Integruara për vitin akademik 2024-2025.
Të gjithë kandidatët mund të shohin nëse kanë fituar apo jo, me anë të ID së maturantit. Ftojmë të gjithë kandidatët që do të shpallen fitues që të kryejnë procedurat e regjistrimit sipas programeve të përzgjedhura.
