WBU publikon listën e përfituesve të bursave të ekselencës për të gjitha programet

Universiteti Western Balkans publikon listën e përfituesve të bursave të ekselencës për të gjitha programet e studimit Bachelor dhe ato të Integruara për vitin akademik 2025-2026. 

Të gjithë përfituesit mund të shohin përqindjen e bursës së tyre, me anë të ID së maturantit. 

Përfituesit e bursave mund të paraqiten pranë zyrës së pranimeve duke nisur nga dita e sotme për të firmosur kontratën e tyre të bursës.

Ftojmë të gjithë përfituesit që të kryejnë procedurat e regjistrimit në fazën e parë të raundit të parë, në datat 29-30 gusht. 

Dokumentat që duhen për tu regjistruar janë:
✅Diploma e Shkollës së Mesme
✅Çertifikata e maturës shtetërore 
✅Fotokopje e Pasaportës ose e Letërnjoftimit
✅2 Fotografi
✅Certifikata e gjuhës angleze (Për kandidatët që nuk e kanë, universiteti do të organizojë testin APTIS gjatë muajit shtator)
✅Pagesa e tarifës së aplikimit 

Të gjithë studentët që kanë përzgjedhur njërin nga programet e WBU në raundin e parë, mund ta shohin renditjen e tyre në listë duke klikuar KËTU.

Për çdo paqartësi mund të kontaktoni në numrat:
+355 67 60 20 600 
+355 67 40 20 600